Protetika digjitale është një qasje inovative në fushën e teknologjisë shëndetësore dhe stomatologjisë.

Protetika digjitale mundëson krijimin e ndihmës protetike si kurora dhe ura, duke përdorur teknika të avancuara kompjuterike dhe digjitale. Në rastin tonë, përdorim skanerin intraoral më të mirë, Sirona Primescan, i cili është më i saktë dhe më i shpejtë në treg.

Kjo metodologji e avancuar paraqet një revolucion në krijimin e zbivkëve dhe protetikave, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve dhe rritjen e efikasitetit të procedurave stomatologjike.
Karakteristikat kryesore të protetikës digjitale përfshijnë:

  1. Skatimi i dhëmbëve: Duke përdorur skanerët intraoralë, dentistët mund të krijojnë një model virtual 3D të dhëmbëve të pacientit. Kjo zëvendëson procesin tradicional të marrjes së gjurmës së dhëmbëve me material për gjurmë.
  2. Dizajni digjital CAD: Me ndihmën e softuerit të dizajnit të avancuar CAD, krijohen ndihmat protetike të ardhshme dhe gjithashtu lejon pacientin të shohë dizajnin e tij virtual të ardhshëm—buzëqeshjen—dhe të bëjë korrigjime sipas dëshirës para krijimit të produktit përfundimtar.
  3. Printimi 3D: Me ndihmën e printerëve 3D, krijohen modele pune me precizion të lartë dhe në një periudhë të shkurtër kohe. Kjo do të thotë më pak kohë për prodhim dhe përshtatje për pacientët.
  4. Krijimi i ndihmave protetike me makinën CNC më të saktë:
    Protetika digjitale jo vetëm që përmirëson saktësinë dhe cilësinë e protetikave, por gjithashtu ul kohën dhe përpjekjet e nevojshme për prodhim. Po ashtu është 'miqësore me pacientët', pasi metoda e marrjes së gjurmës së dhëmbëve është shumë e rehatshme dhe nuk shkakton shqetësime për pacientin.

Kjo teknologji inovative përbën një ndryshim në mënyrën se si punojnë dentistët dhe u mundëson atyre të ofrojnë pacientëve zgjidhjet më të mira të mundshme stomatologjike.

 Dental Kraft Logo 20