Ordinanca stomatologjike Dentar Kraft udhëhiqet nga Dr. Cvete Pavloski, stomatolog i dëshmuar dhe i njohur, i cili njohuritë e tij i ka marrë në Fakultetin Shtetëror në Shkup. Trajnimet e shumta shtesë brenda dhe jashtë vendit (Amerikë, Izrael, Kroaci, Serbi e shumë të tjera) në ndërthurje me përvojën e punës të fituar në disa ordinanca dentare të njohura vendase dhe të huaja, përfshirë klinikën prestigjioze dentare Broadway Dental Houston – SHBA, i mundësuan Dr. Pavloskit të fitojë përvojë dhe njohuri të mëdha, që sot me vetëmohim i zbaton në punën e tij të përditshme.

cvete pavloski

Jemi krenarë të përmendim se Qendra stomatologjike «Dental Kraft », është më shumë se një ordinancë dentare. Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh për pacientët tanë, duke filluar nga kontrollimet, përmes trajtimeve më të thjeshta dentare, deri te procedurat më komplekse dentare në fushën e endodoncisë, protetikës dhe kirurgjisë. Kombinimi i stomatologjisë dhe teknikës dentare në një vend është me përfitim të madh për pacientët, që ofrojnë bashkëpunim të drejtpërdrejtë ndërmjet stomatologut dhe teknikëve të dhëmbëve, gjë që është parakusht për prodhim cilësor të pajisjeve protetike (kurora, ura, etj.).

Stomatologija03

Ordinanca stomatologjike «Dental Kraft » përveç ambientit të këndshëm dhe modern, disponon edhe me pajisje dentare të avancuara, të cilat mundësojnë kryerjen profesionale dhe pa dhimbje edhe të ndërhyrjeve dentare më komplekse. Ne përdorim ekskluzivisht materiale bio-kompatibile dhe me cilësi të lartë nga prodhues të njohur botërorë, dhe kryesisht jemi të specializuar në:

  • stomatologji të përgjithshme;
  • endodonci;
  • protetikë; dhe
  • kirurgji dhe implantologji.

Strategjia jonë e biznesit bazohet në parimet e shërbimit të shkëlqyer, cilësisë së lartë dhe çmimeve të volitshme. Në çdo segment të punës sonë ne bëjmë gjithçka që është e nevojshme që bashkëpunëtorët dhe klientët tanë të jenë të kënaqur në çdo mënyrë. Me implantimin japim garanci për çdo punë protetike.
Nëse keni problem dentar për të cilin kërkoni zgjidhje, telefononi dhe: (389) 02/3113-001. Pacientët që kanë dhimbje marrin kujdes mjekësor në afat sa më të shkurtër.

Telefoni kontaktues: (389) 02/3113-001